KKSH nuk i jep pëlqimin kandidatëve për drejtorë të shkollave
Lokale

KKSH nuk i jep pëlqimin kandidatëve për drejtorë të shkollave

03.Jan.2014 12:46
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) me seli në Bujanoc në mbledhjen e fundit të saj ka vendosur që mos të jap pëlqimin asnjërit prej kandidatëve që kanë konkurruar për drejtorë në tri shkollat shqiptare në komunë të Bujanocit. Sipas KKSH-së, ky vendim është marrë pas shkeljeve drastike të Ligjit mbi bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit të vërtetuara edhe nga Inspektori Republikan, edhe pse ka pasur kandidatë të denjë për drejtorë të këtyre shkollave. “Në këtë rast po të jepte pëlqimin Këshilli Kombëtar Shqiptar për cilindo kandidat, atëherë do të vepronte kundër Ligjit dhe procedurave të caktuara ligjore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KKSH-së. ***************************************************************************************************************************************** kksh-logo Këshilli Kombëtar Shqiptar në seancën e mbajtur më datë: 30.12.2013 ka shqyrtuar kërkesat e pranuara nga shkollat edhe atë: Shkolla fillore “Naim Frashëri” - Bujanoc, Shkolla fillore “Migjeni” – Muhoc dhe Shkolla e mesme “Sezai Surroi”- Bujanoc. Duke pasur parasysh transparencën e vazhdueshme Këshilli Kombëtar Shqiptar njofton opinionin se pas shqyrtimit të këtyre kërkesave në fjalë mori vendim që asnjërit nga kandidatët që kanë konkurruar për drejtor të shkollave të lartpërmendura mos t’i jepet pëlqimi sepse në këto shkolla ka shkelje drastike të Ligjit mbi bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit (“Fletorja zyrtare RS”, NR. 72/09, 52/11 dhe 55/13). Këtë e ka vërtetuar Inspektori Republikan përmes Procesverbalit nr. 423-614-00019/2013-12 të lëshuar më datë 28.11.2013 ku ka paraparë sanksione për moszbatimin e Ligjit në këto tri shkolla edhe pse ka pasur kandidatë të denjët për drejtorë të këtyre shkollave. Këtë dokument të Inspektorit e kanë të gjitha shkollat dhe është dashur që të veprojnë konform atij. Në këtë rast po të jepte pëlqimin Këshilli Kombëtar Shqiptar për cilin do kandidat atëherë do të vepronte kundër Ligjit dhe procedurave të caktuara ligjore. Këshilli Kombëtar Shqiptar në këto raste është i thirrur që ta zbatoj Ligjin për Këshillat Kombëtare të pakicave nacionale (Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr.72/2009) dhe Ligjin mbi bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit (“Fletorja zyrtare RS”, NR. 72/09, 52/11 dhe 55/13) dhe kurrsesi nuk do të bie nën ndikimin e pushteteve lokale dhe politikës ditore e cila e ka sjellë në këtë gjendje, që në shumicën e shkollave të kemi ushtrues detyre jo legjitim apo “vikend drejtor”, këshilla drejtuese të shkollave jo legjitim, organe të përkohshme në shkolla. KKSH është shumë e interesuar që në shkollat shqipe të kemi drejtor të shkollave të rregullt, këshilla drejtuese të shkollave të rregullt dhe në shkolla të zhvillohet procesi edukativo-arsimor e jo politika ditore. KKSH vazhdimisht ndjek gjendjen në arsimin shqip që nga edukimi parashkollor, shkollat fillore dhe të mesme dhe në adresë të Këshillit Kombëtar Shqiptar janë dërguar një numër i madh i ankesave dhe kundërshtimeve të ndryshme lidhur me zhvillimet në ato shkolla. KKSH edhe njëherë i bënë me dije shkollave fillore dhe të mesme se është organ legjitim i shqiptarëve dhe në kompetencat e veta ka ndër të tjera edhe çështjen e arsimit dhe është i thirrur që ta zbatoj Ligjin për Këshillat kombëtare të pakicave nacionale (Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr.72/2009) dhe Ligjin mbi bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit (“Fletorja zyrtare RS”, NR. 72/09, 52/11 dhe 55/13) dhe kurrsesi nuk do të veproj në bazë të presioneve të politikës ditore, interesave partiake dhe të interesave të individëve të caktuar.   _______________________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
"Ra dëshmorë për atdhe, e jo për qëllime fetare a politike"
Fondi pë Luginën: “Më mirë vonë se hiç”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration