KKSH, herë me pare e herë pa pare! (Video)
Lokale

KKSH, herë me pare e herë pa pare! (Video)

21.Mar.2015 11:37
0

Përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar janë ballafaquar të premten në mbrëmje në një emision debativ të realizuar nga televizioni Spektri.

Pjesë e panelit it të diskutimit ishin përfaqësuesit e të trija listave zgjedhore që garuan në zgjedhjet e 26 tetorit të vitit të kaluar,  e  që njëkohësisht janë pjesë e përbërjes së  re të këtij institucioni i cili në mandatin e dytë të funksionimit të tij numëron 15 anëtarë.

Galip Beqiri nga lista zgjedhore “ Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve “ ( PVD-UDSH ), ish-kryetar i përbërjes së parë të KKSH-së, Shukri Ymeri nga lista “ Koalicioni Shqiptarët e Bashkuara ( PDSH, LPD dhe RD ), njëkohësisht kryetar i Organit Ekzekutiv pranë KKSH-së dhe Zejni Fejzullahu nga radhët e listës “Partia Demokratike Dr. Nagip Arifi” ( PD-BDL ), njëkohësisht anëtar i Organit Ekzekutiv në KKSH, gjatë këtij emisioni shkëmbyen shumë akuza të ndërsjella që kishin të bënin me punën e përbërjes së parë dhe asaj të tanishme të këtij institucioni.

Në emision, Ymeri dhe Fejzullahu të pozicionuar në njërën anë dhe Beqiri në anë tjetër, u shquan me polemikat që kishin të bënin sidomos  me aspektet  financiare, madje duke mos përjashtuar  edhe të ardhurat personale, ndërsa nuk munguan as akuzat për shpërdorim të dokumenteve zyrtare.

Përveç akuzave, secili në mënyrë e vet lavdëroi apo kritikoi përbërjen e parë, përkatësisht këtë të dytën, të institucionit cili është reprezentativ për shqiptarët në Serbi.

Titulli i emisionit ishte “KKSH drejt avancimit apo dështimit” ? Ndërsa në cilat kahje po shkon vërtetë ky institucion shikuesit mund të vlerësojnë vet duke klikuar linkun e mëposhtëm. /Titulli.com/

Qytetarët e Luginës nënshkruan peticion për mbrojtjen e të drejtave të tyre
Boks në Bujanoc, shqiptarët dominues (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration