KKSH e shqetësuar, dënon dhunën ndaj civilëve shqiptarë
Lokale

KKSH e shqetësuar, dënon dhunën ndaj civilëve shqiptarë

11.May.2015 14:04
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) përcjell me shqetësim ngjarjet në rajon dhe gjykon aktet e dhunës në Kumanovë.

“Shteti sllavomaqedonas po tregon se është larg objektivave të Evropës dhe nuk po zhvishet nga dhuna e së kaluarës. Represioni sllavomaqedonas ndaj shqiptarëve të Kumanovës, me ç’rast rezultoi edhe me viktima, është i papranueshëm dhe si i tillë i dënueshëm”, thuhet në kumtesën e Këshillit Kombatër Shqiptar në Serbi, me seli në Bujanoc.

KKSH matej shton se është duke ndjekur me shqetësim të madh dhunën dhe terrorin në vendbanimet shqiptare të Kumanovës, ndërsa thekson se vrasja e civilëve është tragjike dhe bartë me vete rrezikun e përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës.

“KKSH dënon dhunën ndaj civilëve shqiptarë, u shpreh ngushëllimet më të thella të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe formave tjera të presionit. Zhvillimi i tillë i ngjarjeve ka kohë që është pritur! Moszgjidhja e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe moszgjidhja e kësaj çështjeje në Maqedoni, domosdo që do të çonin në tensionime të tilla e madje me rreziqe”, thuhet në kumtesë. 

KKSH kërkon respektimin e:

* Kartës së OKB-së,

* Paktit ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut,

* Paktit ndërkomëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore,

* Paktit ndërkomëtar për të drejtat civile dhe politike,

* Konventën kornizë evropiane për të drejtat e pakicave,

* Kartën evropiane për të drejetat e njeriut dhe liritë themelore,

* Kartën evropiane për gjuhët regjionale dhe të pakicave. 

KKSH gjithashtu kërkon zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, uljen e tensioneve, ruajtjen e qetësisë dhe ndërhyrjen e menjëhershme të faktorit ndërkombëtar për ndaljen e dhunës maqedonase dhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare! 

Poashtu, ky institucion dënon ashpër deklaratën e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në të cilën “paralajmëron” shqiptarët e Luginës, se Serbia i ka të gjitha mekanizmat për të “intimiduar” në çfarëdo përpjekje të tyre, edhe pse shqiptarët e Luginës kanë treguar se janë për zgjidhje paqësore të problemeve të akumuluara me vite, ndërsa gjuha dhe veprimet e urrejtjes janë të panjohura për shqiptarët, përfundon kumtesa. /Titulli.com/

Reagim: Kush paralajmëron "skenare të ngjashme" me Kumanovën edhe në Luginë
Preshevë: Serbia nuk lejon kalimin e shtetasve të Maqedonisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration