KKSH: Dënimi i lojtarëve tendecioz
Lokale

KKSH: Dënimi i lojtarëve tendecioz

24.Sep.2014 13:48
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër ndaj denimit të tre lojtarëve të klubit futbollistik "Tërnoci", Faruk Nazifit, Ridvan Muratit dhe Valon Ramadanit.

Këshilli Kombëtar Shqiptar denimin e shqiptuar nga Gjykata e konsideron pretendencioz dhe paragjykues.

“Ky denim është një goditje e rëndë ndaj integrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e posaçërisht integrimit të fushave të ndryshme siç është edhe sporti”, thuhet në kumtesën e KKSH-së.

 Me këtë rast, Këshilli Kombëtar Shqiptar ngritë shqetsimet rreth qasjes së Gjykatës stereotipizuese si dhe frymës armiqësore anti-shqiptare, duke konsideruar shqiptarët si të padëshirueshëm në integrim.

Njëkohësisht, KKSH fton të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të denuar këtë aktë të ulët që në thelb ka atakuar barazin e qytetare dhe me karakter pretendencioz në të cilën shqiptarët shihen si qytetar të dorës së dytë.        

Këshilli Kombëtar Shqiptar  vlerëson se investimet në multietnicitetin dhe integrimin e shqiptarëve vetëm sa e sprovojnë vendimet e tilla të Gjykatave dhe nuk janë brenda kornozave për të ndërtuar një shoqëri progresive dhe pa baza diskriminuese./Titulli.com/

Nisma, apel Beogradit: Zgjidhni problemet që lidhen me bojkotin e regjistrimit
"Shpallja e zgjedhjeve për KKSH, riaktualizon përçarjen e spektrit politik në Luginë"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration