Kjo është agjenda e vizitës së ministrave Bislimi dhe Nagavci në Bujanoc dhe Preshevë
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të hënën do të vizitojnë Luginën e Preshëvës.
Qeveria ka njoftuar për agjendën e vizitës, ku fillimisht dy ministrat kosovar do të takohen me Këshillin Kombëtar Shqiptar, ndërsa vizita e tyre do të përfundojë me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara.
Më poshtë, agjenda e takimeve në kuadër të kësaj vizite:
10:30 - Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar
11:15 - Takim me Deputetin Shaip Kamberi
12:00 - Takim me krerët e Komunës së Bujanocit
12:45 - Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ - Tërnoc
14:50 - Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ - Preshevë
15:00 - Drekë Pune me liderët politik të Preshevës
17:30 - Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara - Hotel Rozafa Bujanoc