KF "Tërnoci" reagon pas skandaleve në Vlladiçin Han:  Po e shyrtojmë braktisjen e garave
Lokale

KF "Tërnoci" reagon pas skandaleve në Vlladiçin Han: Po e shyrtojmë braktisjen e garave

02.Apr.2023 11:30
0

Kryesia e Klubit Futbollistik "Tërnoci" ka reaguar pas skandaleve në ndeshjen e xhiros së 19-të në Vlladiçin Han.

Njoftim i KF "Tërnocit" në Facebook:

Pas skandalit në Vlladiçin Han po e shyrtojmë braktisjen e garave
 
Në ndeshjen e xhiros së 19-të, të cilën sot e filluam në Vlladiçin Han kundër ekipit vendës, Morava, për fat të keq as që e përfunduam.
 
Shkaktar kryesor ishte referi i kësaj ndeshje i cili me vendimet skandaloze për menjëherë (min.65) përjashtoi 3 futbollistë tanë me karton të kuq kurse gati të gjithë pjesën tjetër të ekipit e ndëshkoi me kartona të verdhë, andaj u detyruam ta ndërprejmë ndeshjen.
 
Këto sjellje të turpshme të referit, të papara në fushat e futbollit ishin krejtësisht të qëllimshme në mënyrë që ekipi ynë mos të ketë në dispozicion futbollistët e ekipit të parë për ndeshjet tjera.
 
Sidomos, synimet e referit ishin që t’ na dëmtojë në ndeshjen e radhës të cilën në fushën tonë e kemi kundër Allakincës.
 
Në ndeshjen e sotme është vënë kapaku në padrejtësitë të cilët po thuaj se në çdo ndeshje i kemi pasur në fushat mysafire.
 
Tashmë është bërë e sigurt se ekipi ynë është duke i penguar njerëzve të Federatës dhe shkaku kryesor është përkatësia etnike e futbollistëve por edhe e gjithë mekanizmave tjerë të skuadrës.
 
Në ambient të këtillë është e pamundur të garohet, sidomos kur kihet parasysh se të tjerët ju shohin me sy armiqësor.
 
Është e pakuptimtë qe djemtë tanë të derdhin djersë dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre në një Ligë, zyrtarët e së cilës, në vend të kultivimit të Fer Plejit sportiv dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit midis popujve, po mbjellin ndasi dhe urrjetje.
 
Kryesia e Klubit pas konsultave që do t’i zhvillojë ditëve në vazhdim, do të paraqitet me vendim zyrtar rreth hapave të mëtutjeshme.
 
Tërnoc, 01.04.2023
Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh, pjesë edhe vendkalimi kufitar Tabanoc-Preshevë
APN vazhdon me grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse për Këshill Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration