Kërkohet veprim konkret ne realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi
Lokale

Kërkohet veprim konkret ne realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

12.Jun.2014 10:57
0

“Raporti vjetor i Ombudsmanit republikan për vitin 2013 në syt e qytetarëve” ishte tema e debatit publik të mbajtur  në Beograd.

Në këtë përballje publiken morën pjesë përfaqësues të organeve shtetërore dhe të pavarura, misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare në Serbi,  shoqërisë civile, mediave si dhe këshillat nacionale të pakicave kombëtare, përfshirë edhe Këshillin Kombëtarë Shqiptarë si dhe dhan pikëpamjet e tyre rreth raportit të punës së administratës dhe qytetarëve.

Kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri theksoj rolin e këshillit në përpjekjet e tij për realizimin e të drejtave kolektive dhe individuale të

shqiptarëve në Republikën e Serbisë.

“Duke shprehur numrin e ankesave të deponuara deri më tani, si dhe gatishmërinë dhe vullnetin e vazhdueshëm institucional për të

paraqitur çdo shkejle të të drejtave të qytetarëve shqiptar tek Ombudsmani, dhe në këtë kuptim kërkoj veprim konkret nga ai”, ka thënë  Galip Beqiri.

Ndërkaq, Ombudsmani Sasha Jankovic deklaroi që institucionet të cilat merren me mbrojten dhe realizimin e të drejtave të njeriut

së bashku me ne janë partner nga se kemi të njejtin qëllim, dhe në këtë mënyrë avancojmë kualitetin e raporteve demokratike ndërmjet shtetit dhe qytetarëve“

Vlen të theksohet se kjo është konferenca e parë e këtij lloji ku së bashku janë mbledhur të gjithë akterët vendor e ndërkombëtar nga fusha e të drejtave të njeriut dhe pakicave. /Titulli.com/

Titulli detyron “Arifin e shqetësuar” të japë llogari para qytetarëve!
Bujanocasi mbytet në lum, këmbët i kishte të lidhura në blloqe betoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration