KDNJ-ja e Luginës kërkon nga SHBA përfaqësim në institucionet shtetërore
Lokale

KDNJ-ja e Luginës kërkon nga SHBA përfaqësim në institucionet shtetërore

06.Nov.2012 18:18
0
Përfaqësuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut janë takuar të martën më 6 nëntor në Preshevë, me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Patrick Harvey nga Zyra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut nga Departamenti i Shtetit dhe Judith K. Lepuschitz, këshilltare politike në Ambasadën amerikane në Beograd. Gjatë takimit, përfaqësuesit e KDNJ-së njoftuan zyrtarët amerikan me gjendjen e tanishme të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kryetari i KDNj-së, Belgzim Kamberi dhe koordinatori i KDNj-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi ritheksuan nevojën e përfaqësimit të të gjithë kombësive në kuadër të institucioneve shtetërore, nëpërmjet dinamizimit të procesit politik të inicuar më vitin 2002 si dhe nevojën e respektimit të të drejtave të njeriut nëpër institucionet publike të të gjitha niveleve. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rishprehën mbështetjen e tyre për veprimtarinë e KDNJ-së, si dhe gatishmërinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, thuhet në njoftimin e KDNj-së./Titulli.com/
Bilinica me sistem të ujit, të pavarur nga rryma (foto)
Delegacioni amerikan në takim me Beqirin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration