KDNJ dënon veprimet e fundit të Xhandarmërisë në Bujanoc
Lokale

KDNJ dënon veprimet e fundit të Xhandarmërisë në Bujanoc

09.Nov.2012 09:36
0
Këshilli për të Drejtat e Njeriut që vepron në Luginë dënon veprimet e fundit të xhandarmerisë serbe në dy vendbanimet shqiptare Tërnoc i Madh dhe Lluçan të Bujanocit. "Kontrollimi i automjeteve i para pak ditëve nga ana e forcave të xhandarmerisë serbe në hyrje të fshtatit Tërnoc dhe punimet e sotme në afërsi të Lluçanit, punime këto që po vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës nga ana e tyre,  kanë krijuar pasiguri tek qytetarët shqiptarë të atyre trevave", thuhet në reagimin e KDNJ-së. Sipas Këshillit për të Drejtat e Njeriut "veprimet e xhandarmërisë cenojnë jo vetëm lirinë e qarkullimit, por edhe janë në kundërshtim me normat dhe rregulloret vendore për kontrollimin e trafikut, si dhe me angazhimet e autoriteteve shtetërore, për garantimin e lirisë së qarkullimit dhe kontrollimin e trafikut nga ana e policisë lokale dhe republikane". Këshilli për të Drejtat e Njeriut konsideron se veprimet e xhandarmerisë serbe  nuk janë në funksion të krijimit të një mjedisi të qetë dhe të sigurt në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; të proklamuara si synim, nga ana e qeverisë republikane./Titulli.com/
Mitt Romney si Shaip Kamberi !
Medvegjë: Hapen vende të reja të punës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration