KBI në Bujanoc aksion vullnetar për të ndihmuar Ramil Aliun (foto)
Departamenti i të rinjve dhe gruas pran Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc është solidarizuar më aksionin humanitar “Të gjithë së bashku për profesorin tonë”.
Në sheshin e qytetit dhe në hyrje të tregut në Bujanoc vullnetarët po bëjnë shitjen e ëmbëlsirave të përgatitura nga familje vullnetare dhje mjetet e grumbulluar do t’i dedikohen Ramil Aliut i cili do t’i nënshtrohet një operacioni në Turqi.
Ramil Aliu është nga Bujanoci, me profesion profesorë i matematikës mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë para dy viteve ka filluar të ankojë për dhimbje në vesh.
Kjo praktikë e shitjeve të ëmbëlsirave është shpeshtuar nga organizata të ndryshme që veprojnë në vendin tonë dhe ka inkurajuar grupe të shumta që i bashkohen aksioneve humanitare.
Për t’i dalë në ndihmë këtij nevojtari është organizuar edhe koncert humanitar që do të mbahet të premten (13 mars 2015) duke filluar nga ora 18:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
Gjithashtu përfaqësuesit e këshillit iniciues nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc apelojnë për solidarizim të qytetarëve me këtë rast.
Vlen theksuar se Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc është aktiv në aksione humanitare dhe aktivitete tjera solidarizuese./Titulli.com/