Karvani i Shkrimtarëve të Luginës vizitoi dy shkolla (foto)
Lokale

Karvani i Shkrimtarëve të Luginës vizitoi dy shkolla (foto)

29.Feb.2016 20:10
0
Shkrimtarët e Shoqatës "žFeniks" në Preshevë, në kuadër të "žKarvanit të Shkrimtarëve të Luginës", me moton "žKultura na bashkon" vizituan Medresën "žIsa Beg" në Preshevë, dhe u mirëpritën nga profesorët dhe nga nxënësit e kësaj shkolle.

Të gjithë nxënësit ishin të interesuar ta dëgjojnë fjalën e bukur poetike, dhe disiplina e tyre ishte në nivel.

Shkrimtarëve i dëshiroi mirëseardhje kordinatori i Medreses, Mehmet Sahiti i cili u nda i kënaqur me ecurinë e kësaj ore letrare. 

Bilall Maliqi kryetar i Shoqatës, elaboroi në pika të shkurtra lidhur me rëndësinë e orëve letrare që po mbahen nëpër  shkolla. 

„Kjo është hera e parë që Karvani i Shkrimtarëve e viziton këtë shkollë dhe qëllimi ynë është që të zbulojmë talenta të rinj në fushën e krijimeve poetike, të cilët mandej në bashkëpunim me neve do të botojë libra dhe do të bëhet pjesë e Karvanit dhe e Shoqatës „Feniks“, potencoi Maliqi. 

Ai më pas i prezantoi edhe krijuesit që ishin prezent në orë letrare, duke ua shpalosur bibliografitë e tyre dhe duke ua dhënë rastin që të lexojnë poezi nga krijimet e tyre poetike. 

Në këtë orë letrare prezantuan dhe lexuan poetët, Bilall Maliqi, Rexhep Abazi, Alixhemal Salihu, Ismet Bajrami, Rrahman Hyseni, Jalldeze Kasumi, Ramize Halimi, Herolinda Salihu, Fitore Haliti dhe Elma Zejnullahu. 

Në pjesën e dytë të orës letrare me krijime poetike dhe recitime prezantuan nxënësit e kësaj shkolle, Esra Ahmeti, Alejna Limani, Leonora Ibrahimi, Tasim Ademi, Amra Musliu dhe Suejla Bilalli. 

Vlen të theksohet se poeti Ismet Bajrami bëri një prezantim edhe të revistës letrare „Qëndresa“, revistë kjo e vetmja në Luginën e Preshevës. 

Po këtë ditë, Shkrimtarët, në kuadër të Karvanit, e vizituan edhe Shkollën fillore „Prof. Ibrahim Kelmendi“ në Preshevë, patën rast të zhvillojnë orë letrare me disa nxënës të klasave të katërta.

Interesimi ishte në nivel. Edhe në këtë orë letrare prezantuan dhe lexuan poetët, Bilall Maliqi, Rexhep Abazi, Jalldëze Kasumi, Alixhemal Salihu, Rrahman Hyseni, Herolinda Salihu, Ramize Halimi dhe Fitore Haliti. 

Edhe nxënësit e kësaj shkolle recituan poezi para shkrimtarëve të pranishëm.

Poetët Rexhep Abazi dhe Alixhemal Salihu në bashkëbisedim me nxënësit i nxitën ata që të krijojnë në grup një poezi, gjë që ia arritën qëllimit dhe mandej u shtua interesimi për të shkruar poezi dhe për t’u takuar prapë me ta. 

Këto dy orë letrare nxitën interesim tek nxënësit që edhe ata të merren me krijime dhe mandej të njëjtit të jenë pjesë e Shoqatës dhe e “Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës”./Titulli.com/

 

 

 

Partia Demokratike në Bujanoc mban konventën solemne (foto&video)
Musliu uron Presidentin Thaçi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration