Karvani i Shkrimtarëve të Luginës, shënon 7 marsin"“Ditën e Mësuesit në Medvegjë
Lokale

Karvani i Shkrimtarëve të Luginës, shënon 7 marsin"“Ditën e Mësuesit në Medvegjë

07.Mar.2016 23:01
0
Për nder të 7 marsit "“Ditës së mësuesit, Karvani i Shkrimtarëve të Luginës vizitoi katër shkolla të Medvegjës, me ç'rast mbajti katër orë letrare me nxënësit e këtyre shkollave, dhe kështu shënoi festën e mësuesit .

Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës, elaboroi në pika të shkurtra qëllimin e Karvanit dhe të mbajtjes së orëve letare. 

„Jemi prapë në Medvegjë, por kësaj radhe për të shënuar 7 marsin, ditën e mësuesit, meqenëse në dy komunat tjera shënohet kjo datë me rëndësi për arsimin, andaj ne në mënyrë modeste po mundohemi me anë të organizimit të orëve letrare ta bëjmë më tërheqëse këtë festë“, tha Maliqi, shkruan Titulli.com. 

Mexhid Mehmeti shkrimtar, autor i më shumë se 40 veprave letrare para nxënësve tregoi rrugëtimin e tij krijues. 

„Unë kam filluar të shkruaj që herët, por për fëmijë kam filluar të shkruaj dhe të botoj në moshën e pleqërisë „ theksoi ai duke porositur nxënësit se duhet lexuar shumë për të filluar me shkruar poezi. 

„Duhet lexuar dhe mandej duhet provuar të shkruhet poezi. Shkrimi i poezisë është dhunti natyrore, prandaj duhet shumë për të lexuar dhe për ta përpunuar atë dhunti“ përfundoi shkrimtari Mexhid Mehmeti. 

Orët letrare i udhëhoqi poeti Rexhep Abazi, i cili prezantoi poetët dhe dha nga një letërnjoftim të shkurtër krijues për kolegët e tij poetë. 

Në këto orë letrare morën pjesë dhe lexuan poetët Mexhid Mehmeti, Bilall Maliqi, Rexhep Abazi dhe Rrahman Hyseni dhe pati lexime të poezive edhe nga nxënësit e shkollave të Medvegjës. 

Karvani i Shkrimtarëve të Luginës i vizitoi këto shkolla, shkollën fillore „Banja e Sijarinës“, Sijarinë, shkollën fillore „Zenel Hajdini“ në Tupallë, Shkollën e Mesme Teknike „Nikolla Teslla“ në Medvegjë dhe shkollën fillore „Gornja Jabllanica“ në Medvegjë./Titulli.com/

Lugina e Preshevës pa mbështetje të shteteve shqiptare (video)
Fejzullahu: Serbia e gatshme për diplomat universitare, Kosova ende pa zyrë të verifikimit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration