Kapia, pikëkalimi mes Kamenicës dhe Medvegjës hapet shpejt (video)
Brenda 25 ditëve do të hapet edhe një pikë kufitare për kalim në mes të Kosovës dhe Serbisë. Bëhet fjalë për pikkalimin "Kapi" në mes të Kamenicës dhe MedvegjësNdërtimi i objektit kufitar, në Malësinë e Kamenicës, do të implementohet nga kompania “Fer Petrol”, që pritet të kushtoj 75 mije euro dhe të përfundoj brenda 25 ditëve, njofton KlanKosova.
Kjo pikë kufitare do të zbatohet sipas modelit për menaxhim të integruar të kufirit.
Ndërkohë, përveç benefiteve ekonomike, ky kalim pritet të ndikoj edhe në zbutjen e ngarkesës nga veturat në pika tjera lidhëse me Serbinë.