Kandidati për deputet Kamberi reagon: Vazhdojnë përpjekjet për parlmentin e Serbisë
Lokale

Kandidati për deputet Kamberi reagon: Vazhdojnë përpjekjet për parlmentin e Serbisë

04.May.2022 17:17
0

Kandidati për deputet nga lista "Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës", Shaip Kamberi në Facebook ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc dhe diskutimeve nga ivica Daçiq.

Postimi i tij i ploë në Facebook:

Megjithë presionin e Ivica Daçiqit dhe SPS, lajm i mirë që sot Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit.
 
Presioni politik i strukturave qendrore në Beograd ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90.
 
Sado që vazhdojnë përpjekjet për ta pamundësuar zërin e shqiptarëve në parlament, ato nuk do të mund ta ndalin vullnetin e mbi 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës.
 
Për Luginën dhe për shqiptarët në përgjithësi do të flasin të zgjedhurit e tyre sipas interesave të tyre.
Bujanoci e Likova planifikime për aplikim në fondet e BE-së (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration