Kanadezët nuhasin arin në Medvegjë (Foto)
Kompania kanadeze “Avala resources” këtë vit do të zhvillojë punime të reja në terren në projektin e fshatit Tullarë të Medvegjës, njoftojnë nga kompania.
Punimet do të jenë rëndësishëm për definimin e zonës së mineraleve të arit, argjendit dhe plumbit në sipërfaqe, pasi që hulumtimet e deritanishme, sic thuhet “kanë dhënë rezultate inkurajuese”.
“Tani për tani zona që është në objektiv shumë pak është hulumtuar, mirëpo për këtë vit në plan janë punimet e reja në terren, të cilat kanë për qëllim që të testojnë zonat paralele dhe në këtë mënyrë të sjellin deri tek rritja e potencialeve të hapësirës së hulumtuar”, ka deklaruar menaxheri për kërkime i kësaj kompanie Justin var der Toorn.
Në kumtesën zyrtare të kompanisë të cilën e transmeton portali informativ Titulli.com, janë prezantuar rezultatet e gërmimeve nga pjesa jugore e zonës së eksplorimit në Tullarë, ku më parë ishin zbuluar dy depozita të bakrit dhe arit “Kiselak” dhe “Yellow Creek”.
“Avala resources” vitin e kaluar ka marrë projektin e Tullarës, pas integrimit të saj me kompaninë “Dunav resources” në Kanada, kështu që në të ardhmen aktivitetet do të përfshijnë edhe analizat e detajuara të punimeve të deritanishme dhe rezultatet në projektet e caktuara”, ka thënë Justin van nder Toorn.
Në kumtesë gjithashtu paralajmërohen punimet shtesë në projektin e arit në Timok, i cili gjendet në lindje të Serbisë në afërsi të Zhagubicës, për të zgjeruar gërmimet e deritanishme.
Kompania më parë kishte njoftuar se në bazë të rezultateve të deritanishme kërkimore dhe studimeve paraprake, hapja e minierës së parë të arit në Serbi ka kushtuar rreth 177 milion dollarë. Nëse planet realizohen në minierë punë do të gjenin 250 punëtorë, kurse Republika e Serbisë në bazë të rentës së xehes brenda 10 viteve do të mund të fitonte më shumë se 30 milion dollarë. /Titulli.com/