Kamberi priti përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Beograd
Takim pune me sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Adam Schick, me të cilin u diskutua për gjendjen e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës."Në mes tjerash, u diskutua edhe për stagnimin e integrimit të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore dhe mungesën e vullnetit politik të të gjitha qeverive nga Beogradi për të zgjidhur problemet esenciale të cilat pengojnë zhvillimin e një jete normale të qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kjo qasje e Beogradit ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmoj se shqiptarët e Luginës së Preshevës trajtohen si element i padëshirueshëm", thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
sipas tij sekretari Schick u njoftua se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk mund të pajtohen me statusin e qytetarit të rendit të dytë, prandaj edhe presin që në zhvillimet e reja në Bruksel, problemet e tyre të diskutohen dhe zgjidhen në tërësi./Titulli.com/