Kamberi: Nuk pajtohem që buxheti komunal të ndahet 60 me 40  mes shqiptarëve dhe serbëve (video)
Lokale

Kamberi: Nuk pajtohem që buxheti komunal të ndahet 60 me 40 mes shqiptarëve dhe serbëve (video)

07.Jun.2014 16:44
0

Deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi në një emision në RTV “Aldi” në Preshevë, është shprehur i bindur në realizimin e kërkesave të shqiptarëve duke pasur parasysh fazën në të cilën gjendet Serbia.

Kamberi tha se është faza finale e procesit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe se ky shtet ka obligime në të cilat janë përmbledhur në 35 kapituj dhe vet fakti i këtillë do ta detyrojë Serbinë të ndryshojë qasjen ndaj problemeve dhe kërkesave të shqiptarëve.

Duke folur për obligimet e qeverisë së Serbisë që ka marrë para 12 viteve në përmirësimin e gjendjes së pozitës shqiptare, Shaip Kamberi deklaroi se ka përparime në përmirësimin e infrastrukturës e jo në atë të përfaqësimit në institucionet shtetërore, zhvillimit ekonomik dhe shume çështjeve tjera me rendësi për shqiptarët e këtij rajoni.

Deputeti popullorë Kamberi, i pyetur nga gazetarët se Partia për Veprim Demokratik në Bujanoc ishte një opozitë ma e fortë para zgjedhjeve parlamentare ai është përgjigjur se këshilltarët komunal të partisë së tij janë më të zëshmit në punimet e seancave të kuvendit, ndërsa tani siç thotë Kamberi nuk caktohen shpesh punime të kuvendit nga qeverisja aktuale.

Kamberi thotë se partia e tij do të vazhdojë të luaj rolin konstruktiv të opozitës në Bujanoc deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk mundë të pajohemi që buxheti  komunal i Bujanocit të ndahet 60 me 40 në vendbanimet shqiptare dhe serbe dhe që të dëmtohen interesa të grupeve të caktuara”, deklaroi Kamberi, transmeton Titulli.

Ai ka folur edhe për deklaratat e bllokut opozitarë shqiptarë të zgjedhjeve parlamentare të cilët po udhëheqin politikë të dyfishtë ndaj qytetarëve, sepse në njërën anë nuk pranojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare ndërsa në anën tjetër takohen me ministrat dhe qeveritarët serb.

Shaip Kamberi ka folur edhe procesin e zgjedhjeve për këshillin nacional të shqiptarëve, qeverisjen lokale dhe rifreskimin e partisë për veprim demokratik dhe shumë cështje tjera.

Për me tepër shikoni emisionin “Zëri Politik” në RTV “Aldi” në Preshevë, ku deputeti Kamberi përgjigjet në pyetjet  gazetarëve, një praktikë e re e emisioneve debative në mediumet e Luginës./Titulli.com/

Universiteti Ndërkombëtar në Preshevë kërkon kuadro shqiptare
Halimi: Brenda dy javësh me kryetar të ri të Trupit Koordinues
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration