Kamberi: Me pushtetet lokale në Bujanoc dhe Preshevë ska ndryshim, vazhdon shpërngulja e heshtur e shqiptarëve
Belgzim Kamberi, gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës përmes një shkrimi në facebook është shprehur se nga ndryshimi i pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc skemi prmirësim.“Kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj nga krijimi i qeverisë së re në Beograd dhe nga ndryshimi i pushteteve lokale në Preshevë dhe në Bujanoc. E nuk ka asnjë ndryshim thelbësor rreth të drejtave të shqiptarëve dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Kamberi.
Ai theksoi më tej se po vazhdon shpërngulja e heshtur dhe e përshkallëzuar e qytetarëve dhe vazhdon iluzioni se gjendja do ndryshohet me këtë orientim, veprim dhe mendësi politike./Titulli.com/