Kamberi: Bisedat informative në Bujanoc, qëllim frikësimin...do të njoftojmë ndërkombëtarët
Lugina

Kamberi: Bisedat informative në Bujanoc, qëllim frikësimin...do të njoftojmë ndërkombëtarët

18.Jun.2014 13:30
0

Deputeti nga Bujanoci-Shaip Kamberi ka reaguar lidhur me ftesat që po i bëhen qytetarëve të komunës së Bujanocit nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për biseda informative.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë-Shaip Kamberi, gjatë një interviste dhënë portalit informativ Titulli.com ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se marrja në pyetje i qytetarëve nga zyrtarët e MPB-së është duke u bërë me qëllim mbjelljen e frikës dhe gjendjes së pasigurisë.

“Atmosfera e pasigurisë së përgjithshme e cila mund të krijohet është më e rrezikshmja, ajo mund të sjellë situatën kur shumë individë mund të largohen nga vendi ku jetojnë”, theksoi Shaip Kamberi, duke nënvizuar se lidhur me rasti në fjalë kanë njoftuar Ministrin e Punëve të Brendshme, nga i cili presin të ndërmarrë masat konkrete për eliminimin e kësaj dukurie.

Deputeti pohoi gjithashtu se do të njoftojnë edhe institucionet ndërkombëtare për bisedat informative në të cilat po merren qytetarët e kësaj komune.

Vlen theksuar se një ditë më parë Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka shprehur shqetësimin lidhur me ftesat për biseda informative të qytetarëve shqiptarë të komunës së Bujanocit që po merren nga inspektorët e MPB-së./Titulli.com/

Kliko për të lexuar INTERVISTËN E PLOTË

copy(/home/titulli/public_html/images/image/261_41269460_shaip kamberi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kamberi: Bisedat informative në Bujanoc, qëllim frikësimin...do të njoftojmë ndërkombëtarët
"Presheva Jehonë" merr vendin e parë në festivalin "Sofra Dardane" në Tropojë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration