Kamberi bashkëbisedim me gazetarë për takimin me Vuçiq (video)
Deputeti popullor ka zhvilluar bashkëbisedim me gazetarë për t’i informuar rreth takimit konsultativ që të Hënën, me 26 shkurt, në emër të Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Postimi në Facebook:
Të bashkangjitur në këtë postim mund të gjeni edhe kërkesat që në emër të Listës tonë të përbashkët ia kemi dorëzuar presidentit.
Ajo që presim të realizohet shpejtë është anagzhimi në punë i personelit shëndetësor në Preshevë, konform dy konluzioneve të nxjerrura të Qeverisë dhe eliminimi i padrejtësive në punësimin e kuadrove në polici.
Njohja e diplomave duhet të jetë çështje javësh, e me njohjen e diplomave hapet rruga në plotni për fillimin e implementinit të Pikës së parë të Planit 7 pikësh, atë të integrimit të plotë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës!