Kamberi: 15 vjet pas UÇPMB-së, pozita shqiptare pak e avancuar
Lokale

Kamberi: 15 vjet pas UÇPMB-së, pozita shqiptare pak e avancuar

22.Nov.2015 10:59
0
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se shqiptarët në Luginën e Preshevës, edhe 15 vjet pas konfliktit të armatosur, vazhdojnë të diskriminohen nga shteti serb.Kamberi ka thënë se Qeveria e Serbisë po injoron kërkesat e dy deputetëve shqiptarë atje sikurse po i injoron kërkesat për më shumë të drejta në Luginë.

Në 15-vjetorin e konfrontimit të parë të armatosur në fshatin Dobrosin (15 nëntor 2000), që i hapi rrugë dy muaj më pas formimit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Kamberi ka thënë se pozita e shqiptarëve në avancimin e të drejtave shumë pak ka përparuar.

Në një intervistë për “Zërin” ai ka thënë se pas luftës falë prezencës së vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare në Luginë u realizuan disa projekte të rëndësishme për shqiptarët, megjithatë Serbia, sipas tij, nuk ka treguar gatishmërinë dhe vullnetin politik për të mundësuar integrimin e shqiptarëve në institucionet publike, nuk u ndihmua as zhvillimi ekonomik dhe si pasojë Presheva, Bujanoci e Medvegja mbeten komunat më të pazhvilluara në Serbi.

Sipas përfaqësuesit të shqiptarëve në Parlamentin serb, të drejtat në arsim, në përfaqësim në institucionet publike, në përdorim të simboleve kombëtare dhe përdorim zyrtar të gjuhës janë të drejta nga Korpusi i të Drejtave Kolektive, që po shkelen në vazhdimësi. 

Presheva vendos taksë për transportuesit e migrantëve
107 vjet nga Kongresi i Manastirit "“ Lugina pa tekste në shqip
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration