Kallas: Viti 2030, objektiv realist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.
Rajoni dhe Politika

Kallas: Viti 2030, objektiv realist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

08.Apr.2025 20:20
0

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 mund të jetë një objektiv realist, nëse kryhen reformat e nevojshme, tha në Tiranë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

“Po, është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë,” deklaroi Kallas.

Por në këtë rrugë, Kallas tha se Shqipëria duhet të bëjë reformat e nevojshme.

“Shqipëria me reformat e saj — jo vetëm ato që duhet të miratohen, por edhe ato që tashmë janë miratuar — duhet të zbatohen. Këtu, sundimi i ligjit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi ai, shteti i së drejtës, është një nga themelet e Bashkimit Evropian,” deklaroi Kallas.

Në konferencën e përbashkët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se në fokus të diskutimeve ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Rama shprehu ambicien që negociatat e Shqipërisë me BE-në, në kuadër të procesit të anëtarësimit, të mbyllen deri në vitin 2027.

“Ne kemi një plan të dakordësuar me BE-në për të mbyllur negociatat në vitin 2027, që do të thotë se në momentin që mbyllen negociatat, Komisioni i rekomandon vendeve anëtare anëtarësimin,” tha Rama.

Nga ky moment, Rama tha se Shqipëria parasheh një periudhë dyvjeçare ratifikimesh, që sipas tij përfundon me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Këtë rrugëtim, Rama tha se e ndihmon fakti që Shqipëria është në linjë të plotë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Shqipëria i hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim më 15 tetor, 2024.

Hapja e kapitujve për Shqipërinë erdhi pas një pritjeje të gjatë, pasi ajo kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe e kishte marrë statutin e vendit kandidat më 2014.

Kallas dhe Rama, po ashtu, folën për rëndësinë që ka stabiliteti në rajon, duke theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Gjatë vizitës së Kallas në Tiranë, u nënshkrua një marrëveshje në vlerë prej 90 milionë eurosh për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e ‘Korridorit VIII”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ky segment hekurudhor është një arterie kyçe që do të “lidhë Shqipërinë me rrjetin evropian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin” e saj si një nyje lidhëse në rajon.

Pse është i rëndësishëm ky projekt?

Projekti ka të bëjë me rehabilitimin e linjës hekurudhore midis Durrësit, Rrogozhinës dhe Linit, në një gjatësi prej rreth 136 kilometrash.

Po ashtu, projekti përfshin ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore prej 2.8 kilometrash nga Lini deri në kufi me Maqedoninë e Veriut, në atë që njihet si Korridori Pan-Evropian VIII, i cili lidh Italinë jugore me Detin e Zi në Bullgari, përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky projekt është pjesë e një plani më të gjerë për ringjalljen e sektorit hekurudhor në Shqipëri.
Rrjeti hekurudhor në Shqipëri është kryesisht i vjetruar dhe nuk ka pasur investime të mëdha që nga vënia e tij në funksion.

Në shumicën e rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, shpejtësia maksimale e udhëtimit është rreth 60 kilometra në orë.

Kjo është vizita e parë e Kallas në Shqipëri që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së.

Një ditë më parë, Kallas qëndroi në Mal të Zi, ndërsa ndalesën e fundit të vizitës në Ballkanin Perëndimor ajo do ta ketë në Bosnje e Hercegovinë.

Atje pritet të takohet me krerët e Presidencës, me kryetaren e Këshillit të Ministrave, me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR./REL/

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Thirrje për bursa studentore (aplikimi)
Këshillit Kombëtar Shqiptar kontratë me 6 organaizata përfituese të mjeteve nga Kosova
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration