Lokale
"Kali" në qiellin e Bujanocit
Rreth mesditës së sotme në qiellin e Bujanocit është shfaqur një figurë Kali. Forma e kësaj kafshe është formuar nga retë dhe në qiell ka qëndruar rreth 10 minuta.
Këtë dukuri natyrore e kanë raportuar në redaksinë e Titullit qytetarët e Bujanocit, të cilët ishin mahnitur me këtë pamje.
Figura e Kalit ishte e paraqitur vetëm me pjesën ballore dhe dukej si ishte duke fluturuar mbi këtë vendbanim.
Dukurit e këtilla janë të rralla në rajonin tonë, por ja që edhe tek ne ndodhin. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!