Ka ndërruar jetë veterani i arsimit Latif Thaçi nga Bujanoci
Lokale

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit Latif Thaçi nga Bujanoci

08.Mar.2016 14:15
0
Në Gjilan sot ka ndërruar jetë Latif Thaçi, veteran i arsimit, ndër mësuesit e parë në komunën e Bujanocit.

Latif Thaçi ka lindur në fshatin Muçivërcë të komunës së Kamenicës. Shkollën fillore e ka kryer deri në klasën e katërt në Roganë, dhe e ka përfunduar në Gjilan, ndërsa shkollën normale në Prishtinë.

Latif Thaçi ishte ndër mësuesit e parë, i cili ka dhënë kontribut të veçantë në arsimimin dhe shkollimin e shumë gjeneratave në komunën e Bujanocit.

Ai ka punuar me zell dhe përkushtim në shkollën fillore “Muharrem Kadriu në Tërnoc dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku edhe u pensionua.

Latif Thaçi do të mbahet mend si mësues i dalluar, njeri i urtë dhe atdhetar i devotshëm.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën (më 09.03.2016) me namazin e ikindisë në varrezat e qytetit në Gjilan./Titulli.com/

Shënohet tetë marsi në Bujanoc, nevoja për barazi gjinore në punësim (foto&video)
Në Medvegjë nuk do të mbahen zgjedhjet lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration