Këshilltarët nuk duan diskutim rreth përjashtimit nga puna të shqiptarëve... (foto)
Lokale

Këshilltarët nuk duan diskutim rreth përjashtimit nga puna të shqiptarëve... (foto)

27.Nov.2014 18:50
0

Ndryshimi i emrave të rrugëve dhe sheshit, reagimi i Kuvendit për konfiskimin e duhanit në Tërnoc, si dhe largimi i punëtorëve nga puna për herë të dytë, ishin propozimet e këshilltari të PVD-së të cilët nuk gjetën mbështetjen e këshilltarëve shumicë të Kuvendit Komunal në Bujanoc.

Këto pika të propozuar që të futen në rend dite ngjallën diskutime mes këshilltarit nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Enver Ramadani si dhe kryetarit të Kuvendit Komunal, Jonuz Musliut.

Debatet vazhduan përderisa këshilltari kërkonte futjen në  rend dite të propozimeve të tij, ndërsa këto pika për kryetarin Musliu nuk mund të ishin pjesë e rendit të ditës pasi nuk kishin materialin e nevojshëm.

Pas insistimit të këshilltarit Ramadani, duke mos u tërheq nga propozimet dhe duke kërkuar nga Musliu të veprojë sipas rregullores së Kuvendit, u arrit që tre propozimet e grupit të këshilltarëve të PVD-së të votohen, mirëpo të njëjtat nuk morën pëlqimin e përfaqësuesve të popullit për të qenë në rend dite të kësaj seance.

Kështu, Kuvendi i Komunës së Bujanocit nuk shqyrtoi propozimin siç ishte ndryshimi i emrave të rrugës dhe sheshit, ndonëse Komisioni i themeluar për këtë qëllim është duke punuar, siç u tha, përgjatë një viti, ku janë të përfshira të gjitha palët.

Për këshilltarët opozitar ishte i papranueshëm mosdiskutimi rreth konfiskimit të duhanit nga policia në fshatin Tërnoc, për të cilën ishte organizuar edhe një protestë, sikurse që u dënua edhe largimi për herë të dytë nga puna i punëtorëve shqiptar nga ndërmarrja publike “Drejtorati për Ndërtim”.

Ata, sot kërkuan një reagim institucional ndaj kësaj dukurie, e cila nuk u arrit.

Përkundër kësaj, në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe miratua propozim vendimi mbi rebalancin e buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2014, si dhe raporti i të hyrave dhe shpenzimeve të buxhetit të kësaj komune për periudhën  1 janar – 30 shtator të këtij viti.

Gjatë këtyre raporteve këshilltarët opozitar theksuan se ka tejkalime të buxheteve qe janë dedikuar në fusha të ndryshme.

Një prej vendimeve të rëndësishme që të enjten solli Kuvendi në Bujanoc ishte deklarata për ndalimin e shfrytëzimit, kultivimit, qarkullimit të organizmave gjenetikisht të modifikuara në territorin e kësaj komune, për shkak të efekteve të dëmshme të këtyre produkteve ndaj njerëzve dhe natyrës./Titulli.com/

Ky është preshevari që bëri stemën e UÇK-së (foto)
Ndahen tetë shtëpi për refugjatët në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration