Këshilli Komunal i Bujanocit aprovoi planin aksional për 2017 (video)
Këshilli Komunal i Bujanocit aprovoi planin aksional të punësimit për vitin 2017, i rëndësishëm për konkurim në ministritw përkatese.Anëtarët e legjislativit komunal emëruan edhe komisionet për vlerësimin e projekteve në fushën e sportit, kulturës dhe shoqërisë civile.
Gjithashtu gjatë mbledhjes u aprovua edhe aktvendimi i emërimit të anëtarëve të komisionit për zhvillimin e biznesit, për të cilën janë paraparë subvencione prej 10 milionë dinarë.
Në seancën e dytë të këshillit komunal u kërkua që bizneset lokale të pastrojnë borën nga trotuaret para bizneseve të tyre në mënyrë që Bujanoci edhe më tej të vazhdojë te jetë në mesin e qyteteve më të pastruara nga bora gjatë stinës së dimrit./Titulli.com/