Këngëtari preshevar Ibro Ajdini me videoklip të ri (video)
Lokale

Këngëtari preshevar Ibro Ajdini me videoklip të ri (video)

24.Feb.2016 11:14
0
Këngëtari i mirënjohur preshevar Ibro Ajdini është duke ecur drejt sukseseve në lëmin e muzikës rap.

Ai kohë më parë lansoi një videoklip, kënga titullohej “E boj me zemër”, këngë kjo që u mirëprit nga adhuruesit e këtij zhanri të muzikës.

Por sukseset e këtij këngëtari nuk kanë të ndalur, ai lansoi edhe këngën tjetër me titull “Hajde”.

Sipas këngëtarit kjo këngë u mirëprit sikur kënga e mëparshme.

“Kënga u mirëprit nga adhuruesit e këngës sime, e cila dëgjohet kudo dhe mendoj se ia kam arritur qëllimit tim, që të eci edhe më tutje drejt sukseseve të mia”, theksoi Ibro Ajdini për portalin informativ Titulli.com.

Ai më tej theksoi se kjo këngë është realizuar ne studion Skenda records në Preshevë.

“Këtë këngë e kam kënduar vetë, nuk kam pasur bashkëpunëtor të këndojmë në duet, ndërsa incizimi dhe miksimi është kryer në studio  te Skender Halimi (Skenda Records ) dhe ka dal mirë”, tha këngëtari Ajdini.

Ai në fund i siguroi  se edhe më tutje do të vazhdoj të këndoj dhe t’i befasoj për të mirë dashamirët e këngëve të tij./Titulli.com/

VIDEO: 

Klubi "Trojet" organizon tribunë politike me rastin e 1dhe 2 marsit në Luginë
QHM akuzon komunën e Preshevës për keqpërdorim të 18 mijë eurove
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration