Lokale
Jonuz Musliu "kryetar i Kuvendit në Bujanoc"
E përditshmja kosovare “Koha Ditore” sot ka kthyer në pushtet Jonuz Musliun. Sipas kësaj gazete tani kryetar i Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit është Jonuz Musliu, e jo Hajredin Hyda siç është në të vërtetë.
Nuk e dimë a bëhet fjalë për gabim, apo mosnjohje e situatës në këtë komunë nga gazetari që ka bërë shkrimin, mirëpo një është e sigurt se ky shkrim ka shkaktuar huti te lexuesit, sidomos në këto ditë kur në tërë komunën e Bujanocit flitet për ndërrim të roleve pozitë – opozitë.
Lajmi është krejtësisht në rregull deri në momentin kur theksohet edhe posti i kryetarit të Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit.
Për tu bërë gafa edhe më e madhe, këtë lajmë të kësaj të përditshme me titull “Lugina kërkon bashkim kombëtar me Kosovën” , gjatë ditës së sotme e ka transmetuar edhe kanali shqiptarë TOP NEWS.
Për të faktuar këtë lëshim, që mund të vendoset në rubrikën e kurioziteteve, më poshtë po vendosim shkrimin e plotë të “Kohës Ditore” e marr nga faqja zyrtare koha.net/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!