Jeni fshirë nga evidenca, lajmërohuni në KKSH
Lokale

Jeni fshirë nga evidenca, lajmërohuni në KKSH

14.Apr.2015 14:54
0
Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) i bënë apel të gjithë qytetarëve shqiptar që i është pasivizuar vendbanimi (apo e kanë çregjistruar) nga stacionet policore të Luginës së Preshevës, përkatësisht të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të lajmërohen në zyrat e KKSH-së.

Sipas këtij organi, mbledhja e të dhënave nga qytetarët shqiptar që i është pasivizuar vendbanimi bëhet me qëllim të krijimit të një data baze të saktë për të fillluar procedurat përkatëse për mbrojtjen e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar disa herë me rradhë se një procedurë e tillë e pasivizimit të vendbanimit është antiligjore dhe kundërkushtetuese. Megjithatë, veprimet e tilla edhe pse të papranueshme nga Policia po vazhdojnë edhe më tej”, thuhet në kumtesë e Këshillit të lëshuar të martën, transmeton Titulli.com.

Sipas vlerësimeve të KKSH-së kjo ka për qëllim ndërrimin e strukturës etnike të popullsisë në Luginën e Preshevës.

“Andaj, edhe njëherë apelojmë tek të gjithë qytetarët shqiptar nga Lugina e Preshevës e që i është pasivizuar vendbanimi të lajmërohen me dëshmi përkatëse për të përpiluar data bazën e të dhënave të nevojshme për të filluar procedurat juridike para institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar thekson se ky proces juridik, fillimisht bëhet para gjykatave vendore, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese e nëse nuk sjell rezultat, (anulimin e procesit të pasivizimit të vendbanimit të qytetarëve shqiptar), KKSH do të dërgoj këtë çështje edhe para Gjykatës evropiane për drejtat e njeriut në Strasburg. /Titulli.com/

Thyhet selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar (Foto)
Medvegja futet në masa të përkohshme, e presin zgjedhjet lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration