Lokale
Javë festive për Malësinë e Bujanocit
Qytetarëve të Malësisë së Bujanocit, nga kryetari i komunës Nagip Arifi iu kishte premtuar se para festës së Kurban Bajramit, rruga e nisur një muaj më parë do të asfaltohet. Ashtu siç u premtua dhe u bë!
Pa dyshim se kjo javë do të jetë një javë festive për qytetarët e Malësisë së Bujanocit, pasi që në këtë javë përveç festës së Kurban Bajramit ata kanë edhe një festë më të veçant, një ëndërr që tani më po bëhet realitet, asfaltimi i rrugës që lidhë Malësinë e Bujanocit me qytetin.
Ndërkaq të martën (nesër) duke filluar nga ora 14:00, do të bëhet edhe hapja solemne e kësaj rrugë të rëndësisë së veçantë, pasi që kjo rrugë lidhë shqiptarët e Luginës me Kosovën.
Por, qytetarët e komunës së Bujanocit, gjegjësisht të Malësisë së Bujanocit, për premtimin e realizuar nga Arifi ata kanë vendosur që të organizojnë një festë të madhe që do të shënohet në kalendarin historik të shqiptarëve të Luginës.
Ata nga kuzhina e tyre do të përzgjedhin ushqime tradicionale, natyrisht nuk do të mungoj edhe muzika e cila do të jehoj si asnjëherë më parë.
Punimet e kësaj rruge kanë filluar një muaj më parë, ndërkaq tani janë asfaltuar tre kilometrat e para. Rruga në fjalë do të ketë një distancë afro 6 kilometra dhe do të kushtojë 105 milionë dinarë përfshirë edhe TVSH-në , punë kryerës është kompania “Saba Bellca”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!