Janjiq: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar përkohësisht (video)
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, e ka cilësuar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës si përgjigje serioze të Beogradit ndaj Prishtinës dhe ka vlerësuar se aktualisht po zhvillohet politikë reciprociteti.
Janiq tha se pikërisht kjo politikë sipas përvojës së Evropës, ka çuar drejt luftërave. Sipas tij, ka një pezullim të përkohshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk mund të jetë i përkohshëm, meqë siç tha, dorëheqja nënkupton largim deri në zgjedhjet e reja./ 21Media/