Ja çka humbi Bujanoci dhe fitoi Vranja!
Lokale

Ja çka humbi Bujanoci dhe fitoi Vranja!

15.May.2015 23:11
0
Në zonën e lirë në Bunushevac të Vranjës po përfundohen punimet në ndërtimin dhe rregullimin e fabrikës së kompanisë italiane për prodhimin e këpucëve "Geox".

Në proces është ngritja e infrastrukturës, pas së cilës pason montimi makinave prodhuese dhe punësimi i 1.250 punëtorëve.

“Pritet që paralelisht me punimet tona edhe ata t’i kryejnë punimet e tyre. Kështu që deri në fund të muajit me gjasë do t’i kemi gati dokumentet për dhënien e lejes së nevojshme”, ka thënë Boban Stankoviq, ndihmës i kryetarit të Vranjës, shkruan OK Radio.

Ndërtimin dhe hapjen e fabrikës shteti e ka subvencionuar me 11 milion e 250 mijë euro. Së bashku me qytetin ka ndarë edhe 160 milion dinarë për nivelizimin e tokës dhe infrastrukturën. Është ndërtuar edhe rrjeti elektrik dhe telefonik, ndërsa po vendoset sistemi për trajtimin e ujërave të zeza.

“Na ka mbetur rrjeti i ujërave të zeza dhe ujësjellësi. Ujësjellësi vetëm se po punohet dhe do të jetë gati për tre-katër ditë”, thotë drejtori i ‘Ujësjellësit’ Krsta Janjiq.

Siç është njoftuar, qyteti përkohësisht do të rregullojë edhe rrugët deri tek fabrika. Është planifikuar ndërtimi edhe i një rruge qarkore, për të cilën vetëqeverisja lokale nuk ka para. Sipas vlerësimit, nevojiten 200 milion dinarë, dhe pritet ndihma e shtetit.

Kjo fabrikë italiane, që po krijon 1.250 vende të punës në Vranjë, ka mund të realizohet në Bujanoc, për të cilën investitorët nga Italia ishin interesuar për të investuar në këtë komune vite më parë.

Si duket ofrimi i kushteve më të mira ka bërë që investitorët të zgjedhin Vranjën, në vend të Bujanocit./Titulli.com/

Edhe qytetarët e Bujanocit dhe Preshevës ta lajmërojnë korrupsionin (Video)
Tirana dhe Prishtina të kenë politika më të qarta ndaj Luginës (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration