Italia do të jetë shtëpia e superkompjuterit më fuqishëm në botë
Nvidia bëri të ditur se platforma e saj do të përdoret për të ndërtuar superkompjuterin më të fuqishëm në botë.
Sistemi i ri quajtur Leonardo, po ndërtohet për konsorciumin universitar Italian Cineca nga firma Franceze Atos. Super kompjuteri do të ketë 10 ekzaflops performancë dhe do të përdoret nga hulumtuesit e Cineca për të simuluar forcat planetare pas ndryshimeve klimaterike si dhe lëvizjet molekulare brenda një molekule të koronavirusit.
Leonardo do të jetë vetëm sistemi i parë i katër superkompjuterëve të cilët do të ndërtohen me mbështetjen e një partneriteti privat dhe publik EuroHPC që ka për qëllim të ndërtojë ekosisteme superkompjuterësh në Evropë.
Tre sistemet e tjera do të vendosen në Republikën Çeke, Luksemburg dhe Slloveni. Të katër superkompjuterët do të përdorin arkitekturën Ampere të Nvidia. Dy sisteme do të ndërtohen nga Atos ndërsa dy të tjerët nga Hewlett Packard Enterprise. /PCWorld Albanian