Isufi: Nuk kamë lënë borxhe në qendrën sportive “Rinia”
Lokale

Isufi: Nuk kamë lënë borxhe në qendrën sportive “Rinia”

14.Nov.2012 16:43
0
[caption id="attachment_40981" align="alignleft" width="268"] Ekrem Isufi, ish drejtor në qendrën sportive "Rinia" në Bujanoc[/caption] Pas transmetimit të emisionit “Ftesë për Studio” në televizionin Spektri, sot ka reaguar ish drejtori i qendrës sportive “Rinia” në Bujanoc, Ekrem Isufi. Reagimi i Isufit vjen pas deklarimit në këtë emision të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi se ndërmarrja publike qendra sportive “Rinia” kishte borxh 3 milionë dinarë. Këto deklarata ish drejtori i vlerëson të pavërteta dhe të cilat kanë vënë në mëdyshje opinionin. “Me marrjen e mandatit më 14 janar të vitit 2009, institucioni në fjalë ishte në borxhe tejet të larta me vlerë prej 6 milionë dinarësh”, ka thënë për Titullin ish drejtori Isufi duke nënvizuar se ka arritur që këtë borxh ta zvogëlojë në 3 milionë dinarë. Isufi, që vjen nga radhët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, thotë se borxhi i deklaruar nga Arifi, nuk daton nga periudha gjerë sa ai drejtonte qendrën sportive. “Në mandatin tim qendra sportive “Rinia” në Bujanoc, ka qenë me bilanc pozitivë të hyrjeve financiare si dhe dëshmia më e mirë janë ekstraktet të cilat tanimë i posedon edhe Arifi”, u shpreh Isufi. “Me këtë rast rikujtoj kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi, se përgjatë kohës në të cilën ishte ai vet kryetar (2002-2008), qendra sportive po fundosej në borxhet ekstreme të larta dhe kjo fundosje bëhej me dijen e vet atij”, nënvizoi ish drejtori i qendrës sportive “Rinia”. Ish drejtuesi sportiv numëron edhe disa nga projektet që ka realizuar, falë menaxhimit të mirë të qendrës sportive. “Në vitin 2011 fal përkushtimit tim si drejtor, kemi hapur sallën e fitnesit e cila kushtoi mbi 1 milion dinarë, kemi rinovuar të gjitha zyrat e qendrës sportive dhe i kemi shtruar të gjitha ato me laminat si dhe korridoret me pllaka të keramikës. Gjithashtu kemi ndërruar afro 10 dyer të zhveshtoreve ku kostoja e tyre ishte mbi 160 mijë dinarë”, numëron Isufi projektet e realizuara. Gjatë viti 2012, para se të shkarkohej nga detyra, ish drejtori ka realizuar edhe projektin e ngrohjes solare, e cila sot shfrytëzohet  dhe kursen një shumë të konsiderueshme të mjeteve, projekt që kushtoi 260 mijë dinarë. Në reagimin e tij, isufi i tha Titullit se është i gatshëm që për këto fakte të bëra publike të ballafaqohet me të gjithë ata që thonë të kundërtën, qoftë edhe me vetë kryetarin e komunës, Nagip Arifin/Titulli.com/ [caption id="attachment_40979" align="aligncenter" width="515"] Përmes këtij dokumenti Ekrem Isufi tregon borxhet që ishin para se ai të emërohej drejtor[/caption] [caption id="attachment_40980" align="aligncenter" width="556"] Përmes këtij dokumenti Ekrem Isufi tregon borxhet që ishin para se ai të emërohej drejtor[/caption]
Shqipëria 100 Vjet Shtet, Lugina 100 vjet e "harruar" !
Jonuz Musliu kërkon ndihmën e Jakup Krasniqit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration