Lokale
Ismail Pajaziti prapë në PVD
Në Luginë veprojnë një numër i madh i partive politike shqiptare sa që shumë anëtarëve të tyre ia japin mundësinë të “shëtisin” nga një subjekt në tjetrin me pretendimin se nuk ka hapësirë veprimi
Një lëvizje e fundit ka ndodhur me ish-sekretarin gjeneral të Partisë Demokratike, Ismail Pajazitin i cili u inkuadrua në këtë parti qysh nga iniciativa për themelimin e saj.
Ai tani zyrtarisht është bërë pjesë e Partisë për Veprim Demokratik e cila vepron edhe në komunën e Bujanocit.
Pajaziti, para se të bëhej pjesë e PD-së ishte anëtarë i PVD-së, së cilës tani sërish i është kthyer.
Edhe pse ai ka thënë se këtë rikthim në PVD nuk e bënë për interesa personale, deri më tani pothuajse çdo lëvizje që është bërë mes subjekteve shqiptare, nuk ka rezultuar me tjetër ndryshim, përveç rritjes së numrit të votuesve në subjektin që është angazhuar.
Në skenën politike të Luginës, ka “politikan” që kanë ndërruar edhe nga tre subjekte, por në asnjërin nuk kanë arritur të ndryshojnë diçka në të mirë të qytetarëve, përveç gjendjes së tyre materiale./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!