Ismaili: Kryeredaktori me sistem totalitarë
Lokale

Ismaili: Kryeredaktori me sistem totalitarë

26.Nov.2012 17:10
0
[caption id="attachment_42953" align="aligncenter" width="576"] Seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit e mbajtur sot, prezent edhe opozita[/caption] Këshilltari i Lëvizjes së Progresit Demokratik Megzon Ismaili sot ka akuzuar për totalitarizëm kryeredaktorin e RTB-së, Mukarrem Ahmetin. Këto deklarata këshilltari në fjalë i ka bërë sot gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal në Bujanoc pas propozimit të tij për financimin e një projekti për rregullimin e fushës së sportit në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë. Kryetari i Kuvendit Hajredin Hyda iu ka përgjigjur këshilltarit se për momentin nuk ka mjete për këtë projekt, ndërsa Ismaili ka thënë se ato mund të ndahen nga buxheti i Radio Televizionit Bujanoci. “Në RTB kryeredaktori ka vendosë sistem totalitarë. Ky është i vetmi televizion publikë shqiptarë që nuk i ka kushtuar aspak vëmendje festimeve të përvjetorit të pavarësisë”, ka thënë Ismaili, duke shtuar se mjetet për projektin e propozuar mund të ndahen nga buxheti i Radio Televizionit Bujanoci. “Këto të holla mund të merren nga buxheti i RTB-së pasi edhe pse kanë shumë punëtorë lajmet i marrin nga portali Titulli.com”, është shprehur në foltore Ismaili. Në mbledhjen e sotme pati edhe një propozim tjetër i cili ngriti debate në mes të këshilltarëve të opozitës dhe qeverisjes. Propozimi i opozitës për futjen në rend të ditës të një konkluzioni për deklaratat e fundit të Kryeministrit Ivica Daçiq nuk morri pëlqimin e shumicës së këshilltarëve. Në këtë mbledhje të gjashtë të Kuvendit Komunal u shqyrtuan dhe aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës, duke përfshirë edhe rebalancin e buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2012./Titulli.com/
Rexhepi: Do ta çojmë kufirin deri në Vranjë
Beqiri vendos flamurin: Nuk ka forcë që të na ndalojë flamurin kombëtar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration