Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani paralajmëron protesta gjithëpopullore
Ardita Sinani, ish kryetare e komunës së Preshevës duke folur për organin e përkohshëm të emëruar nga qeveria e Serbisë shprehet se zgjatja e mandatit të këtij organi mundë të jetë i rrezikshëm dhe të organizohen protesta gjith popullore.Ajo duke komentuar deklaratën e Shqiprim Arifit se mandati i tij mundë të zgjatë deri në vitin e ardhshëm, Sinani akuzoi këtë të fundit duke e quajtur si degë të partisë përparimtare të Serbisë në Preshevë.
Sinani theksoi se me këto veprime tani po vërtetohet bashkëpunimi mes Alternativës për Ndryshim dhe Beogradit zyrtar, shkruan Titulli.com.
“Ne do të përcjellim me shumë vëmendje këtë organ të përkohshëm dhe me veprimet jashtë ligjit na presin organizime të nivelit shumë të rëndë ose protesta gjithë popullore”, deklaroi në konferencë për shtyp Ardita Sinani./Titulli.com/