Investitorët Europianë në kriptoasete nuk do të mbrohen nga rregullorja e re MiCA deri në 2026
Shkencë dhe teknologji

Investitorët Europianë në kriptoasete nuk do të mbrohen nga rregullorja e re MiCA deri në 2026

17.Oct.2023 17:40
0

Rregullimi i kriptove është bërë një nevojë akoma më urgjente për autoritetet rregullatore sidomos pas kolapsit të FTX duke krijuar një luhatje të madhe të çmimeve të bitcoin. 

Kriptoasetet aktualisht janë të parregulluara nga Bashkimi Europian dhe Autoriteti Europian për Tregjet dhe Letrat me Vlerë(ESMA). Ky i fundit tha se investitorët nuk do të përfitojë nga rregullat e reja njohur si MiCA, të paktën deri në Dhjetor të 2024.

“Edhe me implementimin e MiCA, investitorët duhet të jenë të kujdesshëm sepse nuk ekziston diçka e tillë si kriptoaset “i sigurtë,” tha ESMA. 

Mbrojtja e plotë nuk do të jetë e disponueshme në Europë ndërsa firmat kripto kanë afat 18 muaj për të marrë një licencë për ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

Kjo do të thotë se konsumatorët nuk do të jenë të mbrojtur plotësisht deri në Korrik të 2026. Një numër i konsiderueshëm firmash kripto do të vijojnë të ofrojnë shërbime nën termat e përkohshëm të MiCA deri në mesin e 2026 tha ESMA. 

Firmat kripto nga vende të tjera jashtë BE-së do të lejohen të ofrojnë shërbime për konsumatorët brenda bllokut të cilët kanë kërkuar specifikisht shërbimet e tyre.

Autoriteti rregullator tha se po punon me kompanitë për të aplikuar rregullat e MiCA sa më parë që të jetë e mundur. /PCWorld Albanian/

Samiti Tiranë,Presidentja e Komisionit Europian: “Thesi” 6 miliardë euro i BE-së nuk hapet pa reforma,i tregon “vijën e kuqe” Ballkanit
Qindra të vrarë nga një sulm në një spital në Gazë, Izraeli e mohon përfshirjen (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration