Inteligjenca artificiale “vështirëson zbulimin e mashtrimeve”
Shkencë dhe teknologji

Inteligjenca artificiale “vështirëson zbulimin e mashtrimeve”

17.May.2023 07:38
0

Bashkëthemeluesi i gjigantit të teknologjisë Apple, Steve Wozniak, paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund t’i bëjë mashtrimet dhe dezinformatat vështirë të dallueshme.

Duke folur në një intervistë për BBC-në, ai tha se ka frikë se teknologjia do të shfrytëzohet nga “aktorë të këqij”.

“Inteligjenca artificiale është aq inteligjente dhe e hapur për aktorë të këqij - për ata që duan t’ju mashtrojnë se kush janë”, tha Wozniak.

Ai tha se nuk beson se inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë njerëzit, sepse i mungojnë emocionet, por paralajmëroi se ajo do t’i bëjë “aktorët e këqij” edhe më bindës, sepse, siç tha, programet si ChatGPT mund të krijojnë tekste që “tingëllojnë aq inteligjente”.

Wozniak shtoi se përmbajtja e inteligjencës artificiale duhet të etiketohet qartë.

Sipas tij, përgjegjësia për çdo gjë të krijuar nga inteligjenca artificiale dhe më pas të postuar në publik, duhet t’u mbetet atyre që e publikojnë.

Wozniak bashkë me Steve Jobs kanë themeluar kompaninë Apple dhe kanë shpikur kompjuterin e parë Apple.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë ka thirrur në takim shefat e disa kompanive të teknologjisë, për t’i këshilluar ata që ta mbrojnë publikun nga rreziqet e inteligjencës artificiale.

 

Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard, të vëna në funksion së voni, kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut.

Ato u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, e madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz.

Biblioteka" 14 Nëntori" në Bujanoc fiton projekt tjetër nga Ministria e Kulturës
Mbyllen disa shkolla në Beograd, raportime për vendosje bombash
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration