Instagram lançon versionin e vet të TikTok
Facebook i është vënë pas TikTok. Pas disa muajsh testime Instagram më në fund lançoi Reels, versioni i Facebook për aplikacionin viral TikTok.
Reels të cilat kanë qenë të disponueshëm në 50 në Indi dhe Brazil, zyrtarisht sot u lançuan në 50 vende të botës. Nuk është hera e parë që Facebook tenton të klonojë TikTok, por Reels është shansi i parë për të korrur sukses.
Së pari sepse është integruar në Instagram, që do të thotë se përdoruesit nuk kanë nevojë për një aplikacion më vete, dhe së dyti ka kopjuar thuajse çdo gjë që e bëjnë TikTok aq të suksesshëm.
Krijimi i një “reel” është njëlloj sikur të krijoni një histori në Instagram. Mund të regjistroni një seri klipesh dhe ti pasuroni me muzikë dhe efekte AR.
Por Reels përmbajnë mjete më të sofistikuara editimi krahasuar me Instagram Stories. Përshembull mund të përshpejtoni ose të ngadalësoni një video.
Por diferenca më e madhe mes Reels dhe Stories është mënyra sesi publikohen. Kur ju ngarkoni një “reel” automatikisht shpërndahet në seksionin e ri Reels të Explore me opsionin për ta ndarë edhe në kohështrirjen tuaj.
Të gjitha “reel” të krijuar do të aksesohen në një seksion të dedikuar në profilin tuaj njëlloj si postimet e IGTV.
Një prej diferencave më të mëdha të TikTok dhe Instagram është se kohështrirjet e përdoruesve të TikTok nuk mbështeten tek ndjekësit por nga një kohështrirje “For You” e gjeneruar në mënyrë algoritmike.
Është kjo kohështrirje e personalizuar përplot video të shkurtra që e bëjnë TikTok kaq fiksues dhe në këtë mënyrë përmbajtjet bëhen virale.
Ndërsa një influencer në Instagram shpenzon javë dhe muaj për të fituar ndjekës dhe mësuar sesi funksionon algoritmi i seksionin Explore të Instagram.
Nëse Instagram bind krijuesit se mund të arrijnë ndjekës të ri me Reels, atëherë TikTok gjendet përballë një konkurrence serioze. /PCWorld Albanian/