Inkuadrimi i shqiptarëve të Preshevës në polici jo proporcional
Derisa Policia e Kosovës po pengohet nga Serbia të anëtarësohet në Interpol, ky shtet po e pengon edhe inkuadrimin e shqiptarëve në polici shumetnike në Luginë.Numri i shqiptarëve në policinë shumetnike në tri komunat e Luginës, është në rënie e sipër.
Këtë konstatim e ka nxjerrë një hulumtim i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Luginës së Preshevës. Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Luginë, ka reaguar ndaj dukurisë së zvogëlimit të numrit të shqiptarëve në strukturën e policisë multietnike në Luginë e Preshevës.
Naser Aziri, ish kryetar i komisionit për formimin e policisë multietnike, ka thënë se marrëveshja e vitit 2002, ka pas për bazë përfaqësimin proporcional në bazë të strukturës së popullatës, që i bie se shqiptarët do të duhej të jenë me numër më të madh të përfaqësuar në këtë formacion policor.
Në bazë të një hulumtimit të realizuar,i pari i KDNJ-së, ka thënë se policia multietnike është e pa kompetenca për sa i përket çështjeve jetike të sigurisë./rtklive/