Informacione nga policia për të arrestuarin rreth aksidentit në Bujanoc, caktohen masat e paraburgimit Fotografi ilustruese.
Lokale

Informacione nga policia për të arrestuarin rreth aksidentit në Bujanoc, caktohen masat e paraburgimit

20.Dec.2023 15:08
0

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc arrestuan A. A. (2001) nga afërsia e këtij vendi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepra penale të krimeve të rënda kundër sigurisë në komunikacion publik dhe mosdhënie të ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku, thuhet në raportine policisë në Vrajë, transmeton Titulli.com.

Sipas këtij raporti dyshohet se më 18 dhjetor të këtij viti, në Bujanoc, duke vozitur një veturë tip Audi, ka goditur një fëmijë i cili me biçikletë po kalonte rrugën dhe e ka lënduar rëndë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Fëmija i lënduar ka pranuar ndihmë mjekësore në Shtëpinë Shëndetësore në Vrajë, nga ku është transferuar në Qendrën Klinike në Nish.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit publik detyrues në Prokurorinë Themelore Publike në Vrajë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori./Titulli.com/

Kuvendi komunal i Bujanocit aprovon propozim buxhetin 2024 në vlerë rreth 17 milionë euro
Vodhi shtëpinë e Lampard dhe Ecclestone me vlerë 26 milionë paund, arrestohet në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration