Bujanoci ka më shumë të punësuar se Presheva, por poshtë listës së Pçinjës
Sipas statistikave nga numri i të regjistruarve të të punësuarve në Serbi, komuna e Bujanocit ka më shumë të punësuar se komuna e Preshevës në gjitha sektorët.Bëhet fjalë për punonjësit e juridik në sistemin e institucioneve publike, ndërmarrjeve ekonomike e prodhuese si dhe organizata tjera punuese, shkruan Titulli.com.
Në bazë të dhënave që ka siguruar redaksia e Titulli.com, në komunë e Bujanocit për vitin 2017 kanë qenë të punësuar 5526 ndërsa në komunën e Preshevës 3979 të punësuar.
Në krahasim me komunat tjera në rrethin e Pçinjës këto dy komuna të banuar me shumicë shqiptare kanë shumë të ulët nivelin e punësimit.
Ditëve të ardhshme do të publikojmë edhe të dhënat nga Shërbimi kombëtar për punësim për komunat tjera në këtë rajon./Titulli.com.