Valdet Sadiku nderohet me mirënjohje për kontributin politik në Luginë të Preshevës
Lokale

Valdet Sadiku nderohet me mirënjohje për kontributin politik në Luginë të Preshevës

07.Jun.2018 13:55
0
Në një vizitë lamtumirës në komunat Bujanoc dhe Preshevë shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku është pritur edhe në zyrën Partisë Demokratike nga kryetari Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi u bisedu miqësisht për punën e deri tanishme të Sadikut dhe kontributit të tij për procese të ndryshme politike në këtë rajon, shkruan Titulli.com.

Valdet Sadiku ka falënderuar, kryetarin e Partisë Demokratike Nagip Arifin për mardhëniet e mira dhe për punet e realizuara gjatë kësaj periudhe.

Kryetari i PD-së, Nagip Arifi vlerësoi lartë kontributin e Sadikut në angazhimin e tij gjatë mandatit pesë vjeçar për të zgjidhur problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në emër të Partisë Demokratike në Bujanoc u nda mirënjohje në shenjë falënderimi për Valdet Sadikun duke uruar në suksese tjera./Titulli.com/

Aplikacioni "Idoktor" dhe "E-recept" fillojnë zbatimet edhe në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc
Kamberi: Ka dhënë kontribut për komunën e Bujanocit Valdet Sadiku
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration