Aplikacioni "Idoktor" dhe "E-recept" fillojnë zbatimet edhe në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc
Lokale

Aplikacioni "Idoktor" dhe "E-recept" fillojnë zbatimet edhe në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc

07.Jun.2018 11:33
0
Aplikacioni i "Izabrani doktor- Mjeku i përzgjedhur" i prezantuar nga ministri i shëndetësisë së Serbisë, Nikola Radoman dhe e-receptat kanë filluar të aplikohen edhe në shtëpinë e shëndetit në komunën e Bujanocit.

“Mjeku i përzgjedhur” është një aplikacion i cili i mundëson qytetarëve që të bëjnë përzgjedhjen e doktorit, gjinekologut si dhe stomatologut në mënyrë elektronike nga ana tjetër ky aplikacion i mundëson qytetarëve qasje në përcaktimin e terminit për tek doktori i përzgjedhur.

Zëvendës drejtori i shtëpisë së shëndetit në komunën e Bujanocit, Dr. Mejdi Zeqiri për Titulli.com tha se ky aplikacioni ka filluar të aplikohet edhe tek ne pa marrë parasysh disa vështirësive në fillim.

“Aplikacioni Idoktor që një javë ka filluar të aplikohet edhe tek ne pasi që qytetarët janë të vetëdijshëm për lehtësitë që i ofron ky aplikacion, megjithëse në fillim kemi hasur në disa probleme për shkak të internetit të dobët si dhe kemi pasur disa probleme në instalimin e programit por që me kohë janë evituar disa nga këto parregullsi” tha doktor Zeqiri.

Ndërsa E-recept i ofron qytetarëve qasje më të lehtë në barërat të cilat janë të përshkruara mujore, në vend se qytetari të shkoj çdo muaj të bëjë përshkrimin e barnave me këtë aplikacion qytetari duhet të shkoj vetëm njëherë dhe pastaj për gjashtë muaj me radhë të i marr hapat drejtpërdrejt nga barnatorja.

“ E-recept i lehtëson punën edhe mjekut edhe pacientit pasi që qytetari obligohet vetëm një herë në gjashtë muaj të vij tek doktori i përzgjedhur të bëjë përshkrimin e barnave kurse për gjashtë muaj të tjerë e mund ti marr barnat nga barnatorja” shtoi Zeqiri.

Idoktor si dhe e-recept janë në aplikacione të prezantuara nga ministria e shëndetësisë për të bërë digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore të cilat i lehtësojnë qytetarit qasje në shërbime./Titulli.com/

Fillojnë përgatitjet për regjistrim në fakultetin ekonomik në Bujanoc, apliko
Valdet Sadiku nderohet me mirënjohje për kontributin politik në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration