40 nxënësit e Bujanocit kthehen nga aktiviteti multikulturorë në Zvicër
Në kuadër të projektit "Qyteti ynë, shkollat tona" të realizuar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në partneritet me organizatën "Grupa 484" kanë qëndruar 40 nxënës për 18 ditë në qytetin e zvicerian Trogenë në fshatin e fëmijëve Pestalozzi.Nxënësit nga 6 shkolla të territorit të komunës së Bujanocit kanë pasur mundësinë që të jenë pjesë aktive në programe multikulturore dhe shkëbimin e përvojave edukative së bashku me nxënësit zviceran, ka shkruar Trupi Koordinues, transmeton Titulli.com.
Përveç këtyre aktiviteteve pjesëmarrësit kanë vizituar edhe shumë vende tjera historike dhe kulturore në Zvicër dhe Austri.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, nxënësit kanë marrë obligim që përvojat e tyre t’i ndajnë edhe në shkollat ku ata mësojnë në vendet e tyre, raporton Titulli.com.
Në këtë projekt ishin përfshirë nxënësit e shkollës së mesme “Sveti Sava” me pjesëmarrës edhe nga shkolla e mesme “Sezai Surroi”, shkollat fillore “Naim Frashëri”, Branko Radiqeviq, Ali Bektashi dhe Vuk Karagjiq.
Në fundë të këti programi në mënyrë solemne janë ndarë certifikata për nxënësit pjesëmarrës dhe 6 mbykqyrësit e grupeve që ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti./Titulli.com/