1100 përfitues të asistencës sociale në komunë të Bujanocit

Nga Redaksia 17.05.2018 08:44 Përditësur

Në komunën e Bujanocit gjatë vitit 2017 kanë qenë 1100 përfitues të asistencës sociale nga Qendra për Punë Sociale ndërsa kjo shifër vazhdon të jetë ende në të njëjtin nivel edhe gjatë këtij viti.

“Numri i rasteve të lajmëruara për asistencë sociale për persona me aftësi të kufizuara është afro 300 raste. Këto raste ndahen në dy kategori sipas ku kategoria e parë është ajo e personave me dëmtime të lehta dhe kategoria e dytë ajo e personave me lëndime të rënda”, theksoi për Titulli.com Njazi Ahmeti drejtor në Qendrën për Punë Sociale në Bujanoc.

Ai tha se ndarja sipas kategorisë bëhet me qëllim të kategorizimit të pagesës të cilat bëhen nga ky institucion, ku përfituesit e kategorisë së parë përfitojnë mjete financiare në vlerë afro 11.000 dinarë kurse ata të kategorisë së parë përfitojnë afro 28.000 dinarë.

Sipas Ahmetit në Qendrën për Punë Sociale janë edhe 31 raste të strehimit të fëmijëve si dhe 11 raste të strehimit të personave të rritur.

“Strehimi i fëmijëve si dhe personave në nevojë është bërë në familje strehuese si dhe në institucione përkatëse. Ka edhe raste të shënuara të dhunës familje dhe ne kemi të regjistruar 79 raste të përdorimit të dhunës familjare”, u shpreh Ahmeti./Titulli.com/

Nga Redaksia 17.05.2018 08:44 Përditësur
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.