Atletët nga Kosova triumfojnë në garën tradicionale “Rahovica 2018”

Nga Redaksia 13.05.2018 21:20

Përfundoi gara tradicionale e atletikës “Rahovica 2018” me pjesëmarrë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria si dhe vendet nikoqire komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Përveç përfaqësuesve politik lokal në këtë ngjarje sportive ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, shkruan Titulli.com.

Në vrapimet e kategorisë së gjatë prej 11000m fitues u shpallën me vendin e parë Ilir Rudhani-Kamenicë, vendi i dytë Tirron Mamusha-Gërmia dhe vendi i tretë Valentin Sadiku nga Mitrovica.

Ndërsa në kategorinë e vrapimit të femrave prej 5000m fitues u shpallën me vendin e parë Qëndresa Ramadani, vendi i dytë Gentiana Peci dhe Arbnora Berisha në vendin e tretë.

Garat u zhvilluan në kategoritë për nxënësit nga klasa 3-8 e shkollës fillore deri në 800m, për meshkuj nga 15-18 vjeç 1500m, për femra 5000m dhe gara më e gjatë 11000m për të dy gjinitë.

Gjatë aktivitetit sportiv të atletikës të mbajtur në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës ishin edhe ekipet mjekësore dhe organizatorët nga bashkësia lokale kanë falënderuar të gjithë kontribuesit të kësaj gare./Titulli.com/

Nga Redaksia 13.05.2018 21:20
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.