PVD: Serbia pa gadishmëri politike ndaj Luginës së Preshevës
Lokale

PVD: Serbia pa gadishmëri politike ndaj Luginës së Preshevës

11.May.2018 08:00
0
Pengimi i pjesëmarjes së deputetëve të Kosovës në Konferencën ndërkombëtare ndërparlamentare në Beograd paraqet hap shumë të dëmshëm që është në kundërshtim flagrant me moton qendrore të kësaj Konference që ishte dashur të promovoj idenë se me UE arrihet paqja dhe zhvillimi, kështu thuhet në deklaratën e Partisë për Veprim Demokratik.

Sipas kësaj deklarate të lëshuar nga Riza Halimi, ky vendim i udhëheqjes shtetërore në Serbi seriozisht e dëmton dialogun e Brukselit, e posaçërisht implementimin e marrëveshjeve të arritura në këtë proces me rëndësi të posaçme për ardhmërinë e Serbisë dhe Kosovës. 

“Kur dihet se me aktivitet shumë të rëndësishëm të Këshillit për qeverisje inkluzive të Alex Grigoriev Roinishvili të SHBA-ve kishte pasur takime të suksesshme të parlamentarëve të Serbisë dhe Kosovës është krejtësisht e pakuptueshme që udhëheqja e Parlamentit të Serbisë anulon ftesat për parlamentarët e Kosovës për pjesëmarrje në këtë Konferencë të rëndësishme ndërkombëtare”, është shprehur Halimi.       

Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik është posaçërisht e brengosur lidhur me veprime të këtilla anticivilizuese, që mjerisht po dëshmojnë për mungesën e gadishmërisë politike për realizimin edhe të marrëveshjeve të arritura, e posaçërisht të marrëveshjes për njohjen e diplomave univerzitare, mosrrespektimi i së cilës po i mbyllë në formën më drastike mundësitë e të rinjëve Shqiptarë në Luginë të Preshevës për t'u punësuar në institucionet publike. 

PVD ka vledrësuar se në këtë atmosferë jodemokratike që është në kundërshtim me parimet themelore parlamentare, përfaqësuesi i vetëm i Shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, nuk do të merr pjesë në zhvillimet e kësaj Konference ndërkombëtare në Beograd./Titulli.com/

U organizua turniri i volejbollit për femra në shkollën e mesme në Bujanoc
Kryqi Kuq në Bujanoc me aktivitete për dhurim të gjakut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration