Seancë solemne për ditën e Evropës dhe komunës së Bujanocit, mirënjohje për BE-në
Me një seance solemne kuvendi komunal i komunës së Bujanocit kremton ditën e këtij institucioni e cila përkon me ditën e Evropës dhe morën pjesë këshilltarët dhe anëtarët këshillit komunal.Kryetari i kuvendit komunal, Adnan Salihu uroi të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit për ditën e Komunës, shkruan Titulli.com.
“Uroj të gjithë qytetarët e komunës për ditën e komunës së Bujanocit ditë kjo që përkon edhe me ditën e unionit Europian. Vlerat dhe liritë e bashkimit evropian duke shtuar se të gjithë duhet të angazhohen në arritjen e këtyre vlerave shumë të nevojshme edhe për komunën tonë”, u shpreh Salihu
Me një fjalim përshëndetës dhe një propozim konkret foli edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
“Me këtë seancë ne po e shënojmë fillimin e një historie të re pasi që është edhe hera e parë që kjo ditë po shënohet në komunën e Bujanocit. Ne jemi një komunitet multietnik, komunitet i cili përbëhet nga tri bashkësi etnike shqiptarët, serbët dhe romët dhe secila bashkësi etnike i ruan specifikat e veta dhe pikërisht kjo e përbën Evropën dhe prandaj ne e synojmë atë”, theksoi Kamberi.
Kryetari i komunës së Bujanocit propozoi që kuvendi komunal të ndajë edhe një mirënjohje për delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi i cili projektet e veta po aplikon demokratizim dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme.
Mirënjohja e propozuar nga kryetari i komunës së Bujanocit u aprovua nga shumica e këshilltarëve komunal ndërsa seanca u bojkotua nga opozita shqiptare./Titulli.com/